KOMUNA PO I PASTRON KANALET DHE SHTRETËRIT E LUMENJËVE PËR T’I PARANDALUAR PËRMBYTJET E REJA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16. qershor 2021. Në disa lokacione në territorin e komunës së Bujanocit, po punohet për pastrimin e shtretërve të lumenjve, përrenjve dhe kanaleve në mënyrë që të parandalohen përmbytjet e reja, si ato të janarit të këtij viti.

– Menjëherë pas përmbytjeve që goditën komunën tonë, vetëqeverisja lokale filloi procesin e vlerësimit të dëmeve, dhe pastaj riparimin e infrastrukturës së dëmtuar – thonë në komunë.

Siç thonë ata, bëhet fjalë për riparimin e rrugëve, kthimin e lumenjve dhe përrenjve në shtretërit e tyre në gjendjen para përmbytjeve, si dhe pastrimin e të gjitha kanaleve në lokacionet e vendbanimeve Tërnoc, Zarbincë, Breznicë, Banjë e Bujanocit, Jabllanic dhe, Kërshevicë.

Dëmi më i madh në përmbytjet u shkaktua në Banjë të Buajnocit, Rakoc, Lagjja e re, Levosojë, Konçul, për të cilat Bujanovaçke tashmë ka shkruar.

Për banorët, fajtorët kryesorë ishin autoritetet në vetëqeverisjen lokale, për shkak të neglizhencës dhe ngurrimit të të cilëve, sipas tyre, kanalet, gypat kullues dhe shtretërit e lumenjve nuk u pastruan me vite, gjë që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe dëmtime të pronave dhe ekonomive familjare .

– Përveç parave për rregullimin e dëmit që vetëqeverisja lokale mori nga qeveria e Kosovës, ne aplikuam dhe morëm fonde nga Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, të cilat i përdorim për të përmirësuar rrjetin e infrastrukturës ashtu që të veprojmë në mënyrë parandaluese dhe të zvogëlojmë rrezikun e përmbytjeve të reja.

Siç theksuan ata, të gjitha punimet janë në proces.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *