KOMUNALIA AKUZON BUJANOVAÇKE-n SE PËR PROBLEMET KOMUNALE PO RAPORTOJMË BAZUAR NË INTERESA POLITIKE

Bujanovaçke, 5 korrik 2021.
Bujanoc, 5 korrik 2021. – Ndërmarrja publike “Komunalia” akuzoi portalin Bujanovaçke se për problemet komunale në qytet po raporton duke u bazuar në “interesat e veta politike “.

“Komunalia” gjithashtu u bën thirrje qytetarëve të mos “bien pre” e raportimeve tona në lidhje me mbeturinat dhe enët e tejmbushura në rrugët e qytetit.

Në deklaratën e saj “Komunalia” kujton se kontejnerët e rinj metalikë janë vendosur në pikat më kritike në qytet dhe informon publikun se nga tani e tutje do të zbrazen dy herë në ditë.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos lënë mbeturina pranë kontejnerëve, në mënyrë që të lehtësohet puna e punëtorëve të “Komunalisë”, për një qytet më të pastër.

Në fund të komunikatës, të shoqëruar me figura idilike të kontejnerëve bosh, qytetarëve u bëhet apel që të mos bien pre e provokimeve të Bujanovaçke-s, të cilët “punojnë bazuar në interesa politike” dhe po e sulmojnë Komunalinë “pa argumente”.

Të kujtojmë, se Bujanovaçke çdo ditë publikojnë tekste dhe foto autoriale, por edhe të dërguara nga qytetarët, për problemet komunale në qytet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *