DITËT E DIASPORËS NGA 31 KORRIKU DERI MË 2 GUSHT, NËN PATRONAZHIN E ARIFIT

Bujanoc, 27 korrik 2021. (Foto nga arkivi) – Manifestimi “Ditët e Diasporës”, kushtuar qytetarëve të Bujanocit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht nën patronazhin e presidentit të komunës së Bujanocit, njoftoi vetëqeverisja lokale.

Ditën e parë (31 korrik) në program është ndeshja reviale mes KF “Tërnoci” dhe talenteve nga diaspora, e cila do të luhet në orën 17.00 në stadiumin e futbollit në Tërnoc.

Nga ora 8 e mëngjesit të ditës tjetër, do të organizohet gara e biçiklistëve “TOUR DE LUGINA”, në itinerarin Bujanoc – Preshevë – Bujanoc, dhe fillimi është para ndërtesës së Komunës së Bujanocit.

Nga ora 10:00 deri në 13:00 të së njëjtës ditë, kryetari i komunës do të presë qytetarët që jetojnë në diasporë.

Një ekspozitë me vepra nga artistë nga komuna e Bujanocit është caktuar për në orën 18:30 në sheshin e qytetit.

Ndërkaq mbrëmja muzikore me këngëtaren Diana Toska fillon në orën 20:00.

Të hënën, 2 gusht, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës do të organizohet një takim pune me shoqatat që veprojnë në diasporë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *