NGA GJITHSEJ 45 PERSONA TË PRANUAR NË MBAJTJEN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË BUJANOC , VETËM 6 NGA TA JANË SERBË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 5 gusht 2021. – Në mesin e më shumë se 45 praktikantëve që u pranuan për praktikë profesionale në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, NP “Komunalia” dhe Qendrën kulturore -sportive “Rinia”, janë vetëm gjashtë serbë, mëson Bujanovaçke nga disa burime të besueshme.

Për praktikantët nga komuniteti serb, dera ishte e hapur vetëm në Shtëpinë e shëndetit, ku u pranuan gjashtë të përmendurit – nga 25 që ishin paraparë nga programi komunal.

Nuk ka praktikantë nga komuniteti serb në ndërmarrjen e shërbimeve dhe Qendrën sportive, por rastin për praktikë profesionale e ftuan ekskluzivisht shqiptarët – 16 në NP “Komunalia” dhe 5 në Q.S. “Rinia”.

Kreu i kabinetit të kryetarit të komunës, Sali Salihi, e kaloi përgjegjësinë në menaxhimentin drejtues të kompanive dhe enteve publike, duke i thënë portalit tonë se vetëqeverisja lokale, si financuese e praktikës profesionale, përmes Komisionit komunal të punësimit “vetëm përcaktoi numrin e praktikantëve dhe profesionet e tyre bazuar në kërkesat e punëdhënësve, që kanë aplikuar në thirrjen publike”.

Salihi gjithashtu deklaroi se “përkatësia partiake nuk është baza për mbajtjen e praktikës profesionale”.

Një nga punëdhënësit e përmendur-drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili, bashkpartiak i partisë së Salihit, në Partinë demokratike të Nagip Arifit, nuk denjoi të përgjigjej në lutjen tonë për ta sqaruar faktin se si në mesin e 16 praktikantëve të pranuar në kompaninë që drejton nuk ka asnjë serbë.

Meqë Arbër Pajaziti – shef i këshillit lokal të Alternativës për ndryshim që ka braktisur koalicionin mbarëshqiptar, përmes facebook-ut kishte pyetur pushtetin lokal këtë të mërkure për nurmin e sebëve të pranuar në mbajtjen e praktikës profesionale, ne u përpoqëm të merrnim një përgjigje se nëse interesimi i tij në këtë çështje rrjedh nga shqetësimet në lidhje me diskriminimin e mundshëm të serbëve ose beson se gjashtë praktikantët e pranuar nga komuniteti serb janë tepër shumë, mirëpo mbetëm pa përgjigje.

Gjithashtu Pajaziti pyeti pushtetin lokal pse po e fshihte listën e praktikantëve të pranuar, sa prej tyre po iu jipet mundësia për të mbajtur praktikën profesionale për herë të dytë ose të tretë, dhe sa prej tyre janë në lidhje farefisnore me zyrtarët e partive që përbëjnë koalicioni qeverisës.

Sipas Bujanovaçkes, ende nuk ka filluar zbatimi programit të praktikës profesionale në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në të cilin, krahas Shtëpisë së shëndetit (25) dhe NP Komunalia (16), do të pranohej numri më i madh i praktikantëve.

Kreu i kabinetit, Salihi, shpjegoi se arsyeja për këtë nuk është mungesa e parave në buxhetin e komunës, por pushimet, dhe se programi në entin parashkollor dhe shkollat e këtushme do të fillojë të realizohet nga shtatori.

Sipas vendimit nga maji i këtij viti, Komuna e Bujanocit do të financojë praktikën profesionale për 107 të papunë në 21 shkolla, ente e kompani publike.

Këtë vit, vetëqeverisja lokale ka planifikuar 18 milionë dinarë për aftësim profesional.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *