Bujanovaçke, 12.gusht 2021.
Bujanoc, 12. gusht 2021. – Në 24 orët e fundit edhe 2 persona të tjerë nga Bujanoci ishin pozitivë në Covid – 19, sipas të dhënave të fundit nga Enti i shëndetit publik në Vranje.
Në pesë ditët e mëparshme, janë 21 raste të Covid – 19 të regjistruar në komunën tonë.
Pjesa më e madhe e të infektuarve brenda një dite dje ishin në Preshevë – 19 raste.
Për katër ditë në këtë komunë u regjistruan 64 raste të infeksionit me Covid – 19.
Nga 240 mostra të testuara dje në nivel të Qarkut të Pçinjës, 36 ishin pozitive në Covid – 19.
Nga ai numër, 11 janë nga Vranja, 19 nga Presheva, 2 nga Bujanoci, 3 nga Tërgovishta dhe 1 nga Surdulica.
Gjashtë pacientë u shtruan në spitalin kovid të QSHVranjë.
Nuk kishte pranime të reja, ndërkaq një pacient u dërguar për trajtim në Krusevc.