SOT SKADON AFATI I PAGESËS SË TATIMIT NË PRONË

Bujanovaçke, 16.gusht 2021.

Bujanoc, 16. gusht 2021. – Sot përfundon afati i pagesës së obligimeve që dalin nga tatimi në pronë për tremujorin e tretë si për personat fizik ashtu edhe për ndërmarrësit dhe personat juridik.

Sipas Ligjit për tatimin në pronë, ky tatim paguhet çdo tre muaj – në shkurt, maj, gusht dhe nëntor, brenda 45 ditëve nga fillimi i tremujorit, raporton RTS.

Me pagesën e rregullt dhe në kohë të tatimit, tatimpaguesit shmangin llogaritjen dhe arkëtimin e interesit të përcaktuar ligjërisht për shkak të pagesës së vonuar, si dhe fillimin e procedurave kundërvajtëse.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *