160.000 EURO PAISJE PËR KOMUNALINË, PRITET TË VIJNË EDHE DY ESKAVATORË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 shtator 2024. Ndërmarrja publike “Komunalia” në Bujanoc do të marrë makineri dhe pajisje në vlerë rreth 160 mijë euro përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian. Një pjesë e pajisjeve ka mbërritur sot në Bujanoc, ndërsa dy ekskavatorë do t’i dorëzohen ndërmarrjes komunale tashmë të hënën.
Një donacion serioz që do të thotë shumë për NP Komunalia, tashmë të rrënuar, vjen nga fondi IPA2, pra programi ndërkufitar i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në rastin konkret të komunës së Bujanocit dhe komunës së Likovës.
– Bëhet fjalë për projektin e Parandalimit të përmbytjeve – nga rreziku në përfitim. Sot në NP Komunalia janë dorëzuar dy gjeneratorë 6.5 kw, dy pompa zhytëse, dy trapane për mbjellje, tubacione në gjatësi 200 metra, sëpata, karroca dore, lopata, kazma dhe disa veshje mbrojtëse – i tha Bujanovaçkes menaxheri i projektit, Aleksandar Gumberovski.
Ai bëri të ditur se të hënën do të dorëzohen dy ekskavatorë.
Pajisjet dhe makineritë e marra nga kompania komunale kapin vlerën e rreth 160 mijë eurove, prej të cilave 85 për qind financohet nga BE-ja, ndërsa pjesa tjetër nga vetëqeverisja lokale.
Drejtori i ri i Komunalisë, Amir Xhaferi, theksoi se gjithçka që do të marrë do të thotë shumë për kompaninë dhe ritheksoi se menaxhmenti po bën gjithçka që kompania të rimëkëmbet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *