TA NDIHMOJMË FAMILJEN ME ORIGJINË NGA BUJANOCI

TA NDIHMOJMË FAMILJEN ME ORIGJINË NGA BUJANOC

 

Bujanoc, 24 shtator, 2020. Familja pesëanëtarëshe Trifunoviq, një vendase nga Bujanoci, ka nevojë për ndihmë meqë kanë mbetur pa kulm mbi kokë, prindërit e tyre janë pa punë, dhe kohët e fundit një prej tre fëmijëve të kësaj familjeje ka pasë një intervenim kirurgjik në zemër, duke ia shpëtuar jetën në momentet e fundit.

 

Nëna e tyre, Vesna Trifunović (mbiemri i vajzërisë Salihi) me origjinë nga Bujanoci, iu ka drejtuar portalit tonë, duke kërkuar ndihmë nga kushdo që ka mundësi të ndihmoj, ndërkohë që historia e saj është tronditëse.

 

– Që nga 11 tetori i vitit të kaluar, kur qiradhënësi na dëboi nga banesa, ne jemi praktikisht në rrugë me tre fëmijët tanë. Unë kam punuar në Ministrinë e brendshme, ndërkaq tani as burri e as unë nuk punojmë, dhe se prakitikish jemi ushqyer nga rruga. Nuk kam turp ta them këtë, por më vjen keq për fëmijët. Që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, Dunja kishte probleme serioze në zemër dhe u operua në Beograd. Taniduhen analiza të reja, trajtim i mëtejshëm, ndërsa ne nuk kemi para as për bukë, po zvarritemi për t’u strehuar nga një shtëpi në tjetrën të uritur e të zbathur – thotë Vesna.

 

Ajo tregon se kishin jetuar në Uzhicë, por pronari i pamëshirshëm i kishte dëbuar nga banesa sepse nuk kishin si ta paguanin qiranë, faturat dhe tani ata përkohësisht janë në Smederevë te motra e Vesnës.

 

Përveç fëmijës së sëmurë, Trifunoviqët duhet të menaxhojnë sesi të mbijetojnë pa të ardhura, të ushqejnë tre fëmijët e tyre, të sigurojnë këpucë, rroba dhe gjithçka që është e nevojshme, ndërkohë që kjo është e pamundur pa ndonjë ndihmë nga të tjerët.

 

– Ne lusim njerëzit me vullnet të mirë të na ndihmojnë të ngrihemi në këmbë dhe të shërojmë fëmijën tonë. Një ndihmë sao e pakët nga ju për ne ka vlerë të madhe – lutet Vesna.

 

Ata që duan të ndihmojnë këtë familje mund ta bëjnë këtë duke dërguar rroba dhe këpucë, për fëmijët e moshës 14 muaj, 4 dhe 9 vjeç, ushqim, mjete higjienike në adresën vijuese:

 

Familja Trifunoviq

 

Sava Nemanjiq nr. 15

 

Smederevë

 

Për të ndihmuar këtë familje është hapur edhe llogaria devizore:

 

Banka e Vojvodinës 325-9300703482860-97

 

iban RS353259934170267820415

 

Banka e Vojvodinës SHA swift code otpvrs22




One thought on “TA NDIHMOJMË FAMILJEN ME ORIGJINË NGA BUJANOCI

  1. JANA

    kjo histori është false, ka kohë që është thyer në Serbi për të shpikur histori dhe për të përdorur fëmijë të shëndetshëm për të mbledhur sa më shumë para për trajtimin e pretenduar, në fakt ata jetojnë në atë mënyrë duke përdorur të tjera

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *