ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE

Bujanoc, 10 tetor 2024. – Në lagjen e Re – Bujanoc ka një shtyllë elektrike e cila mund të bjerë në çdo moment, mirëpo ditëve në vijim do të zëvendësohet me një të re, njofton Elektrodistribucioni nga Vranja. Autoritetet kanë reaguar ndaj tekstit që Bujanovaçke ka publikuar të mërkurën, duke thënë se vendasit nuk kanë lejuar ndërrimin e shtyllës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore.
Kujtojmë se banorët e rrugës Miroslav Nojkoviq Cale në Lagjen e Re kanë shkruar për portalin tonë se shtylla elektrike në rrugën e tyre është gati të bjerë dhe se kanë frikë për sigurinë e tyre.
Pas tekstit të publikuar, kemi marrë një njoftim nga Elektrodistribucioni – Vranjë, të cilin po e transmetojmë në tërësi.
“Ju njoftojmë se gjatë rikonstruksionit të rrjetit të tensionit të ulët në rrugën e përmendur dhe në tërë lagjen e Re – Bujanoc, ekipit të filialit të Elektrodistribucionit – Vranjë nuk i është lejuar nga banorët ta ndërrojë atë shtyllë, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore. .”
Pas ndërhyrjes dhe diskutimit të sotëm me vendasit, u dha pëlqimi për zëvendësimin e shtyllës ekzistuese me një shtyllë të re të veçantë. Zëvendësimi do të bëhet në ditët në vijim”, thanë nga Elektrodistribucioni – Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *