FILLON RINOVIMI I OBJEKTIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 tetor 2024. (Foto e balllinës: foto e Lutfiut në FB) – Ndërtesa ku ndodhet selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Bujanoc do të rinovohet me 3 milionë dinarë, ka konfirmuar në Bujanoc kryetari i Këshillit, Nevzad Lutfiu.
Siç tha ai, rinovimi, i cili filloi të mërkurën, financohet nga KKSH nga fondet e veta.
– Do të rinovohet çatia e godinës së Këshillit Kombëtar, e cila është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, kështu që kur ka reshje uji depërton në ambiente. Gjithashtu do të bëhet edhe izolimi i objektit – tha Lutfiu të enjten.
Me rastin e fillimit të rindërtimit, Lutfiu ka publikuar edhe një video të xhiruar nga droni.
“Institucioni më i lartë i shqiptarëve në Serbi do të marrë një pamje krejtësisht të re”, tha Lutfiu në njoftim.
Selia e KKSH-së është e vendosur në një ndërtesë të njohur si Komiteti, në qendër të Bujanocit.

Këshillat nacionalë të pakicave kombëtare në Serbi financohen rregullisht nga buxheti i shtetit. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve shpesh merr donacione edhe nga Prishtina e Tirana.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *