MEGJITHATË, DANIJELLA TASIQ CVETKOVIQ KTHEHET NË PUNË

Bujanoc, Vranjë 15 tetor 2024. Danijela Tasiq Cvetkoviq, infermiere me status sinjalizuesi, është kthyer sërish në punë në Qendrën Shëndetësore (QSH) Vranjë, të hënën (14 tetor), një muaj e gjysmë pasi kishte marrë vendimin për përjashtimin e saj.
Ajo është kthyer në punë me vendim gjykate me masë të përkohshme. Ajo është në pritje të rezultatit të ankesës së QSH të Vranjës për atë vendim, raporton Vranje news.
Të enjten e kaluar Tasiq-Cvetkoviq ka thënë për Vranje news se menaxhmenti i këtij institucioni shëndetësor ka refuzuar ta kthejë në punë.
Për përkujtim, vendimi për shkarkim nga QSHVranjë i është dorëzuar në fund të muajit gusht.
Ajo rreth njëzet ditë më parë është thirrur për intervistim në Drejtorinë policore në Vranjë, në lidhje me kallëzimin për të cilin Prokuroria themelore publike është duke zhvilluar procedurë para-hetimore.
Në atë kohë, ajo tha se dyshohej për zbulim të paautorizuar, gjë që e interpretoi si një formë të re presioni ndaj saj.
Më 29 korrik të këtij viti, si sinjalizuese ka denoncuar disa veprime të dyshimta financiare në QSH Vranjë.
Ajo ka thënë se me këto veprime e kanë dëmtuar buxhetet e Ministrisë së shëndetësisë, FSPI-së dhe Ministrinë e financave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *