Bujanoc, 5. dhjetor 2024. Projekti Spark Serbia të cilin e financon Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa e implementon Këshilli Britanez ka hapur konkursin për të rinjtë e shkollave të mesme, të moshës prej 14 deri në 18 vjeç që të aplikojnë dhe të marrin pjesë në programin e trajnimeve pa pagesë.
Ky program do të ofrojë trajnime përmes punës ekipore mbi parimet kryesore të zhvillimit të projekteve dhe krijimin e fushatave efektive në rrjetet sociale. Përveç pjesës teorike, ekipet do të marrin grante të vogla për realizimin e propozimeve të tyre të projekteve, duke pasur mundësinë të shohin efektet e punës së tyre si në komunitetin lokal ashtu edhe në rrjetet sociale.
Të gjithë pjesëmarrësit e projektit do të marrin certifikata për përfundimin e trajnimeve dhe përvetësimin e aftësive që janë të rëndësishme në tregun modern të punës. Pjesëmarrësit më të mirë do të kenë gjithashtu mundësinë të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar në fund të projektit, gjatë verës së vitit 2025.
Këshilli Britanez ka mbledhur një ekip të shkëlqyer profesionistësh me përvojë të gjatë në zbatimin e projekteve dhe krijimin e fushatave, të cilët, përmes një qasjeje interaktive, do të udhëheqin pjesëmarrësit gjatë gjithë procesit.
Punëtoritë do të mbahen të shtunave në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
Afati i fundit për aplikim është të dielën, më 8 dhjetor 2024.
Për t’u regjistruar në program, kliko këtu:
https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=wXVirt3MRkCyoWJFosyj7IYN6ywbK0hNuX3_pEc6mctUNkhQSEJKRzA0N0I1MEZTMkdCRTgyRU1MRC4u
Për më shumë informacione mbi programin, mund të vizitosh faqen e Këshillit Britanez nëpërmjet këtij linku:
https://www.britishcouncil.rs/en/programmes/education/spark-skilled-youth-empowered-communities-serbia