Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. dhjetor 2024. “Tradhtar i shqiptarëve dhe interesave shqiptare, kuisling, ky jeni ju Pajaziti”. Kështu e ka quajtur zyrtari i PVD-së dhe këshilltari i opozitës, Ragmi Mustafi, kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti. Mustafi, gjatë një diskutimi të ashpër në seancën e Kuvendit, ka vlerësuar se “Pajaziti është kuisling dhe tradhtar i shqiptarëve”.
Kujtojmë se në seancën e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, e cila është duke vazhduar, këshilltarët e PVD-së po e akuzojnë kryetarin e komunës, ndërsa se çfarë është përgjigjur ai tashmë e kemi raportuar.
Foto: Përgjigje e ashpër ndaj opozitës: Pajaziti
-Tash Pajaziti dhe Stojanca Arsiq dolën për konsultime me Nenad Mitroviqin. Mitroviqi është autoriteti i vërtetë në komunën e Bujanocit – tha Mustafi.
Nenad Mitroviq, shefi i progresistëve të Bujanocit dhe drejtor i Shërbimit të TK për jug të Serbisë, për një kohë të shkurtër hyri në sallën e kuvendit.
Këshilltari i PVD-së Enver Ramadani e quajti këtë provokim.
– Unë kam qenë gjithmonë në PVD, ju keni qenë në PD, pra në Alternativa, ju, Pajaziti, jeni tradhtari dhe do të përfundoni në SNS- vazhdoi Mustafi për Pajazitin.
– Kur kërkoni nga ministria të pezullojë konkursin e KKSH për fermerët, takoheni në restorante me SNS, tani dilni për konsultime me Mitroviqin, jeni tradhtar i shqiptarëve – akuzoi Mustafi Pajaziti.
Ai ka shtuar se ofendimet e Pajazitit nuk e prekin, sepse “nuk i merr seriozisht ata që tradhtuan interesat e shqiptarëve”.
TRADHËTAR I SHQIPTARËVE DHE KUISLING: MUSTAFI ME AKUZA TË RËNDA NDAJ PAJAZITIT
Bujanovačke10. Dec 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostRISHIKIMI I BUXHETIT: MBI 60 MILIONË DINARË PËR BORXHET E QEVERISJES SË KALUAR
Next PostQYTETARËT: PRIORITET DUHET TË JETË FURNIZIMI ME UJ