Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5 janar 2025. – Drejtori i Organizatës Turistike, Adem Salihi, për shkak të një gabimi në mbishkrimin “Mirë se vini në Bujanoc” në gjuhën shqipe në instalacionin e sapo instaluar në qendër të qytetit, u ka kërkuar falje qytetarëve. Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një gabim shtypi dhe se nuk bëhet fjalë për qëllimin për të diskriminuar dikë. Megjithatë, opozita pretendon se është shkruar qëllimisht gabim.
Gabimi në mbishkrimin në gjuhën shqipe është në emërtimin për Bujanocin, me ç’ast në vend se të shkruhej “Bujanoc”, është shkruar “Bujanovac”, si në gjuhën serbe.
– Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për gabimin në strukturën metalike, pra në mbishkrimet në gjuhën shqipe. Nuk kishte asnjë qëllim për të diskriminuar askënd. Ky është një gabim tipografik që është vërejtur dhe ju njoftoj se po marrim të gjitha masat për ta zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin – tha Salihi.
Bujanovaçke më herët ka njoftuar se në zonën e këmbësorëve në qendër të qytetit është vendosur një strukturë me mesazhin “Mirë se vini në Bujanoc” në katër gjuhë – serbe, shqipe, rome dhe angleze.
Početna FILLIMI DREJTORI I ORGANIZATËS TURISTIKE KËRKON NDJESË PËR MBISHKRIMIN E SHKRUAR GABIMISHT NË SHQIP
DREJTORI I ORGANIZATËS TURISTIKE KËRKON NDJESË PËR MBISHKRIMIN E SHKRUAR GABIMISHT NË SHQIP
Bujanovačke6. Jan 2025.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostIN MEMORIAM: HAJREDIN ADEMI – DINA (1960 – 2025)
Next Post“MIRË SE VINI NË BUJANOC” – SIMBOLI I RI I QYTETIT