hajredin ademi in memoriam

IN MEMORIAM: HAJREDIN ADEMI – DINA (1960 – 2025)

Bujanoc, 6 janar 2025. – Hajredin Ademi Dina (1960-2025), profesor në Shkollën e mesme “Sezai Suroi” në Bujaoc, ka ndërruar jetë në spitalin e Vranjës vetëm pak ditë para daljes në pension, në moshën 65 vjeçare. Ai la pas një djalë dhe një vajzë.

Ademi ka punuar në sektorin e shoqërisë civile ndërsa ka punuar edhe në organizata ndërkombëtare të pranishme në Bujanoc.

Nga viti 2001-2005 ka punuar për OSBE-në si koordinator në Qendrën për Burime të Komunitetit, ndërsa nga viti 2005-2012. ka punuar në organizatën norvegjeze “Nansen Dialogue Center”, një organizatë që ka sjellë rezultate të shkëlqyera në dialogun mes komuniteteve.

Ka qenë drejtor i Organizatës Turistike të Bujanocit dhe Radio Televizionit të Bujanocit. Nga viti 2017 punoi si mësimdhënës në Shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Krahas kësaj, ai dha mësim në këtë lëndë edhe në disa shkolla përreth.

Ai mori pjesë aktive në realizimin e referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, kur mbi 90 për qind e shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës u deklaruan për autonomi kulturore dhe politike me mundësi bashkimi me Kosovën. Kjo deklaratë nuk u njoh nga Serbia e as nga komuniteti ndërkombëtar.

Ka diplomuar në Fakultetin e Mbrojtjes dhe sigurisë në Sarajevë.

Gjatë konfliktit në jug të Serbisë, 2000/2001, Hajredin Ademi – Dina kishte veshur uniformën e UÇPMB-së dhe ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ridvan Qazimit – Komandant Leshi.

Bujanovaçke shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *