dom zderavlja

INFRAKTI DHE SËMUNDJET RESPIRATORE NË BUJANOC ME PËRMASA TË FRIKSHME

Bujanoc, 9 janar 2025 – Sulmet në zemër dhe infeksionet respiratore janë rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti. Numri i pacientëve me simptoma të infeksionit respirator është rritur aq shumë në Shtëpinë e shëndetit Bujanoc, saqë furnizimet për 15 ditë u harxhuan tri ditë. Përveç kësaj, janë shpeshtuar edhe sulmet në zemër – thotë për Bujanovaçke drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavlloviq.
– Ka një rritje drastike të numrit të pacientëve dhe rekomandimeve mjekësore për terapi ampulare. Shërimi po zgjatë pak më tepër, ngase me gjasë kemi të bëjmë me gripin, por nuk kemi konfirmim mikrobiologjik apo virologjik. Simptomat janë ethe, ngjirurit e zërit, dhimbje të fytit, ndërsa komplikimet në aspektin e pneumonisë janë të rralla – thotë doktoresha Pavlloviq.
Dominojnë pacientët e moshuar dhe kur bëhet fjalë për fëmijët, ka më shumë raste në sektorin parashkollor sesa në atë të shkollës.
– Në sektorin parashkollor është rritur numri i fëmijëve me temperaturë dhe bronkit, ndërsa në atë të shkollës presim një numër më të madh me fillimin e gjysmës së dytë të vitit – thotë ajo dhe apelon qytetarët që të mos shkojnë në punë deri sa janë me grip, për të mos e përhapur më tej zinxhirin, për të rregulluar dietën e tyre dhe për të ngrënë sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.
Javën e fundit, shton drejtoresha, është rritur edhe numri i pacientëve me probleme kardiake.
– Kemi pasur disa ditë me radhë infarkt, gjë që nuk është e zakonshme. Ky ndryshim i motit ndoshta ka patur një efekt shtesë në këtë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *