dijaspora

PRANIA JUAJ NJË KËNAQËSI E VEÇANTË: PAJAZITI ME DIASPORËN

Bujanoc, 9 janar 2025 – Është kënaqësi të bisedosh me bashkatdhetarët nga diaspora, për sukseset dhe planet e tyre lidhur me vendin e tyre. Kështu i ka cilësuar kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, takimet me përfaqësuesit e diasporës që gjatë festave të fundvitit kanë qenë në vatrat e tyre të lindjes.
Paiaziti priti përfaqësues të shoqatave të ndryshme që jetojnë dhe punojnë përkohësisht në Zvicër, Gjermani, Austri, Britani të Madhe, deri në SHBA dhe Kanada.
“Është kënaqësi të flas për sukseset e tyre por edhe për planet për vendlindjen e tyre. Sado që na mungojnë, jemi me fat që kemi një mburojë kaq të fortë. Diaspora është përfaqësuesi ynë diplomatik në çdo vend të globit”, tha Pajaziti.
Një numër i madh i Bujanocasve, kryesisht shqiptarë, jetojnë dhe punojnë në diasporë. Megjithatë, numri i tyre i saktë nuk dihet.
Për nder të njerëzuve tanë, Komuna e Bujanocit çdo vit në fund të korrikut dhe fillim të gushtit organizon Ditët e Diasporës.
Por këtë vit nuk u organizuan Ditët e Diasporës për shkak se pushteti lokal po ndryshonte.
Siç tha, për Bujanovaçke, shefi i kabinetit të Pajazitit – Abelant Zahiri, këtë verë qeveria e re nuk ka pasur kohë ta organizojë këtë ngjarje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *