Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13 janar 2025. – Ministër, premtuat se do ta ndihmoni Bujanocin në zgjidhjen e problemit të ujit, kur do ta përmbushni premtimin tuaj – ishte pyetja e deputetit nga Vranjadrejtuar ministrit për investime publike, Darko Glishiq. Të hënën, Petroviq i dërgoi Glishiqit një pyetje zyrtare parlamentare në lidhje me premtimet e tij se shteti do ta ndihmojë komunën e Bujanocit që përfundimisht të zgjidhë problemin e kahershëm të furnizimit me ujë.
-Ministër, fëmijët në fshatrat Lilancë, Sejace, Klenik, Rakoc, Boroc, Sërpska Kuqë, Karadnik, Klinovc, Bozhinjevc janë të etur gjatë verës – thotë Petroviq nga subjekti opozitar Srbija centar (SRCE) i Zdravko Ponosh.
Deputeti i Vranjës edhe në disa raste më herët ka ngritur në Kuvend çështjet që preokupojnë komunën e Bujanocit.
-Është zhgnjyes fakti që qytetarët e Bujanocit pinë ujin që u vjen përmes gypave të azbestit kancerogjen. Linja kryesore, e cila është prej azbesti, nuk është ndryshuar që nga viti 1971. Me vite, si dhe verën e kaluar, banorët e fshatrave të Bujanocit: Lilancë, Sejac, Klenik, Rakoc, Boroc, Sërpska Kuqa, Karadnik, Klinoc, Bozhinjevc, nuk kishin ujë të pijshëm, fëmijët në këto fshatra ishin të etur. Më 23 gusht 2024, gjatë një vizite në Bujanoc, ministri Darko Glishiq premtoi se ministria që ai drejton do të ndihmojë në zgjidhjen e ktij problemi. Kur do të realizohet ai premtim? – thotë deputeti i Vranjës.
Ministri Glishiq ka vizituar Bujanocin në fund të gushtit të vitit të kaluar, ku para qeveritarëve komunalë ka paralajmëruar mbështetjen e ministrisë në zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë.
Ai tha në atë kohë se Ministria e Investimeve Publike do të punojë së bashku me pushtetin lokal për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke theksuar se e dinte që mungesa e ujit është një nga problemet më të mëdha.
-Kjo është puna që do të bëjë ministria që unë përfaqësoj në periudhën e ardhshme. U pajtuam që shumë shpejt të marrim një pasqyrë të gjendjes dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit lidhur me nevojat për uj të pijshëm, ndërsa pas një muaji ta presim kryetarin dhe bashkëpunëtorët e tij në ministri për të përcaktuar hapat e mëtutjeshëm – tha atëherë ministri.
Portali ynë ka një mori raportesh gazetareske për agoninë që po përjetojnë bujanocasit dhe banorët e fshatrave përrreth për shkak të mungesës së ujit, ndërsa kemi shkruar edhe për gypat e asbestit në rrjetin e ujësjellësit që janë të dëmshëm për shëndetin.