Dani sećanja na Jonuza Muslijua

DITËT PËRKUJTIMORE PËR JONUZ MUSLIUN NGA 18 JANARI, NËN ORGANIZIMIN E KOMUNËS

Bujanoc, 15 janar 2025. “Ditët përkujtimore kushtuar Jonuz Musliut, ish-kryetarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit fillojnë më 18 janar dhe sponsorizohen nga Komuna, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) dhe Organizata e Veteranëve të UÇPBM-ë, thuhet në agjendën e kësaj ngjarjeje.
Ditët përkujtimoire po mbahen në përvjetorin e shtatë të vdekjes së Jonuz Musliut dhe fillojnë të shtunën (18 janar) me një marshim nga Dobrosin në fshatin e tij të lindjes, Konçul.
Sipas agjendës, në Konçul do të organizohet edhe një kortezh me pishtarë.
Gjatë manifestimit, i cili do të zgjasë deri më 20 janar, në vendin ku është varrosur do të bëhen nderime, ndërsa në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të mbahet akademi përkujtimore dhe do të mbahet turneu në shah.
Para se të bëhej kryetar i Kuvendit lokal të Bujanocit, post të cilin e mbajti për disa mandate, Musliu ishte komisar politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
Ai themeloi dhe udhëhoqi Lëvizjen për Progres Demokratik (LPD) deri në vdekjen e tij në vitin 2018, ndërsa postin e kryetarit të kësaj partie, pas tij e trashëgoi djali i tij Shqiprim Musliu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *