Bujanoc, 16 janar 2025. – Romët dhe komuniteti rom janë pasuri e Bujanocit dhe është kënaqësi që romët t’i kemi për bashkëqytetarë, tha kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.
Ai mori pjesë në Ballon e Romëve të mbajtur të mërkurën në Bujanoc dhe vlerësoi atmosferën fantastike.
“Ishte kënaqësi të frekuentoja Ballon e Romëve. Atmosfera fantastike e krijuar nga bashkëqytetarët tanë ka dëshmuar edhe një herë se romët dinë dhe mund të organizojnë evente mbresëlënëse që shumë do t’i kishin zili”, ka thënë Pajaziti.
Siç tha ai, shfrytëzova rastin për t’u takuar dhe biseduar me figurat më eminente të këtij komuniteti:
“Ne jemi me fat që kemi njerëz të tillë me të cilët ndajmë të mirat dhe të këqijat. Ne insistojmë dhe punojmë që në të ardhmen të organizojmë festa të tilla në një Bujanoc edhe më të mirë”, ka shtuar Pajaziti.
Në mesin e të ftuarve në ballo ishte edhe Dr. Dejan Stojanoviq, grupi qytetar i të cilit është pjesë e pushtetit lokal, në të cilin marrin pjesë edhe romët.