VUÇIQ NË PRAG TË SHKUARJES NË VASHINGTON: AKUSH NUK PO OFRON SHKËMBIM TERRITORESH

Bujanoc, Beograd, 26 gusht 2020 – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ai nuk e di agjendën e saktë të takimit me delegacionin e Kosovës më 4 shtator në Uashington, por vuri në dukje se “askush nuk ofroi shkëmbimin e territoreve ose diçka të tillë”.

“Unë jam duke pritur të shoh se cilat janë propozimet e tyre,” tha Vuçiq dhe përsëriti se nuk ka dyshim se Trump është më i mirë për Serbinë sesa disa presidentë të mëparshëm.

“’Çfarëdo që dikush thotë dhe mendon, ne do të jemi të gatshëm për të gjitha opsionet. Ne e dimë çdo fshat dhe çdo marrëveshje, ndryshe nga ata që vijnë dhe as nuk dinë se çfarë marrëveshjesh kemi nënshkruar. Por unë kurrë nuk i nënvlerësoj ata, “deklaroi Presidenti i Serbisë në një intervistë për RTS-in.

Ai theksoi se publiku do të informohet për gjithçka që po ndodh dhe se asgjë nuk do të fshihet.

“Unë besoj se do të kemi forcën dhe mençurinë për të marrë vendimet më të mira,” theksoi Vuçiç, duke shtuar se në fund të fundit, populli i Serbisë do të vendosë për gjithçka.

Ai shtoi se nuk do të udhëhiqej nga interesat personale dhe politike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *