Koalicioni në Bujanoc: Dalin në pah mospajtimet midis PD-së dhe PVD-së

Bujanoc, 31. 8. 2020.- Takimi i dytë i Këshillit Komunal të Bujanocit ka nxjerrë në pah sërish mospajtimet midis partnerëve të koalicionit, Partisë Demokratike dhe Partisë për Veprim Demokratik.

Shkas për këtë u bë vendimi i këtij organi komunal për të pezulluar njërën pjesë të praktikës profesionale, me përjashtim të shtëpisë së shëndetit, barnatores dhe çerdhes së fëmijëve.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Komunal, kryetari Nagip Arifi një vendim të tillë e arsyetoi me mungesën e mjetëve në Buxhet, shkruan FOLonline.

Arifi tha se programi i aftësimit profesional nuk ishte zhvilluar në vitin 2019 dhe gjithçka ishte bartuar për vitin 2020.

Kryetari i komunës la të kuptohet se kjo ishte bërë për qëllime elektorale nga pushteti i kaluar.

Ai veçmas pati vërejtje për aftësimin profwsional nëpër shkolla, duke theksuar se si i tillë është i panevojshëm për shkak të pandemisë.

Njeriu i parë i komunës, në këtë pronicim theskoi se gjatë gjashtë mujorit të parë janë bërë edhe shpenzime tjera marramendëse të buxhetit.

Ai veçoi shtëpinë e shëndetit dhe barnatoren që tashmë vetëm se i kanë të shpenzuara mjetet e parapara.

„Jemi duke e përgatitur rishikimin e buxhetit, zgjidhje tjetër nuk kemi”,  u shpreh Arifi.

Pas pezullimit të një pjese të programit të aftësimit profesional dhe deklaratave të kryetarit të komunës ka reaguar këshilltari nga PVD, Driton Rexhepi.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi fillimisht në titullin e shkrimit të tij ka ironizuar me një gabim në të shprehur të kryetarit Arifi rreth shifrave.

Më pas ish-kandidati i PVD-së për kryetar komune, ka theksuar se vendimi për pezullimin e pjesës së praktikës profesionale është akt zhgënjyes për të diplomuarit dhe nxit ndasi tek të rinjtë.

”Ju kemi zgjedh për të qeverisur, jo të thelloni ndasitë e sidomos mes atyre të rinjëve që edhe ashtu me një këmbë presin të largohen prej Bujanocit, e sigurisht jo prej të mirave që i ofrohen prej qeversjes mirë!“, ka shkruar ndër të tjera Rexhepi.

Por, nuk ka vonuar shumë ka pasuar reagimi i shefit të Grupit të Këshilltarëve të PD-së në Kuvendin Komunal, Jetmit Mehmetit.

Mehmeti duke replikuar përmes Facebookut është shprehur se ish -pushteti ka dërguar praktikantë edhe në prag të pensionimit.

”Nuk do ketë më “praktikanta” në letër e moler e kamerier në vepër “, ka shkruar ndër të tjera Mehmeti.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *