Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Vranje, 19 nëntor 2020 (Foto: Vranjenews) – Në spitalet Covid të Qendrës shëndetësore në Vranjë janë të shtrirë 78 pacientë, nga ta 35 janë në oksigjenoterapi.
Infeksioni nga virusi Corona u konfirmua në 56 pacientë të shtruar në spital, ndërsa pneumonia u diagnostikua në 75 prej tyre.
Siç njoftoi sot Shtabi i situatave të jashtëzakonshme në Vranje, në spitalet e Kovid janë në dispozicion edhe 72 shtretër të tjerë.
Në mesin e pacientëve të shtruar në spitale nuk ka asnjë fëmi.
Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën, nga 249 mostra të testuara në rrethin e Pçinjës, 104 prej tyre dolën pozitiv.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 57 janë nga Vranja, 10 nga Surdulica, 13 nga Bujanoci, 14 nga Presheva, 5 nga Trgovishta, 2 nga Vladiëin Hani dhe 3 nga Bosilegradi.