Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29 prill 2021.-Nënkryetari i Komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu, priti përfaqësuesen e Komisionerit të lartë të Kombeve të bashkuara për refugjatët (UNHCR), Francesca Bonelli, nën flamurin e Republikës së Shqipërisë, duke shkelur kështu disa ligje.
Përfaqësuesit e UNHCR-së padyshim që nuk e kishin mendjen që nënkryetari i një komune në Serbi e priti atë në një mjedis që duket më shumë si një institucion shtetëror i Shqipërisë, sesa i shtetit në të cilin ai është.
Bujanovaçke kishin shkruar që në gushtin e vitit të kaluar se në zyrën e tij, brenda objektit të Komunës së Bujanocit, Musliu ishte duke mbajtur flamurin e Shqipërisë, duke shkelur kështu ligjet e Republikës së Serbisë.
Kur ishte pyetur nga Bujanovaçke, nëse ai e dinte që shfaqja e flamurit të një vendi tjetër, në rastin konkret ishte e vepër e dënueshme me ligj, Musliu – mes tjerash – me atë rast kishte thënë se ai “gëzon këtë të drejtë” në bazë të Statutit të Komunës së Bujanocit.
“Sa i përket shqetësimit tuaj, që nga dita kur unë mora detyrën e Zëvendës kryetarit të Komunës, unë kam respektuar dhe do të respektoj ligjet, rregulloret dhe statutin e komunës që përcaktojnë detyrimet tona,” theksoi Musliu.
Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë, ndërkohë që tani edhe një organ i Kombeve të bashkuara tërthorazi është pajtuar me shkeljen e ligjeve të Serbisë nga një zyrtar lokal.
Bonelli vizitoi Bujanocin për të diskutuar mbi zbatimin e projekteve humanitare dhe sociale me udhëheqësit e qeverisjes lokale.
Përfaqësuesi i UNHCR u prit së pari nga kryetari i komunës Nagip Arifi, në kabinetin e të cilit nuk ka flamur të Shqipërisë, e as të Serbisë.