Motoja “merrni atë që ju nevojitet dhe sillni atë që mundeni”

Ljumturije Limani Ameti

Bujanoc, 25. maj 2021.- Në parkun e qytetit Bujanoc, me mbështetjen e Iniciativës Qytetare, në bashkëpunim me të rinjtë e komunës sonë, është vendos një “Shtëpi solidariteti”, një shtëpi ku njerëzit në nevojë mund të marrin ushqime.

Motoja “merrni atë që ju nevojitet dhe sillni atë që mundeni” duhet të jetë një thirrje për qytetarët tanë, si dhe një përshkrim i kuptimit të kësaj veprimtarie. Dua të falënderoj qytetarët tanë që mbështetën aktivitetin tonë dhe e mbushën shtëpinë me ushqime- theksoi për portalin tonë Tuba Avdiji, koordinatore e organizatës për komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Kur ndihmojmë të tjerët kjo na bënë të lumtur kështu ndër të tjera u shpreh Bogdan Matić njëri nga aktivistet e sotëm, duke u bërë thirje të gjithë bashkëqytetarëve që të kontribojnë me aq sa kanë mundësi, pasi që ajo pak e jona për dikend është e rëndësishme.

Ndërsa aktivisti Stefan Stośić uron që kjo shtëpiz të qëndroj sa më gjatë këtu duke u shërbyer të gjithë nevojtarëve për ushqime, realizimi i kësaj ideje na bënë krenarë si bashkëqytetarë thotë Stośić.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *