Violinistja e vogël, Masha Çukoviq, rrëmben dy çmimet kryesore në festivalet Beograd dhe Negotin

Lumturije Limani Ameti

Bujanoc, 27. maj 2021. – “Unë jetoj me ëndrrat e mia në muzikë. E shoh jetën time e rrethuar me muzikë … Kënaqësinë më të madhe në jetë e marr nga Violina”-kështu nis rrëfimin 9 vjeçarja nga Bujanoci Maśa Ćuković e cila prej dy viteve ndjek mësimet për   violinë në shkollën e Muzikës.

Instrumenti i violinës më pëlqen si tingëllon, prandaj dhe fillova kët rrugëtim të cilin mendoj ta vazhdoj deri në fund.

Janë momente shumë të lumtura që i kaloj këtu në shkollën e muzikës, sepse përpos gjërave të reja që mësoj për violinën, kemi edhe pjesën argëtuese më shokë dhe shoqe, andaj kjo më shton dëshirën për të ardh e rregullt në orët e muzikës”- thekson Maśa, e cila deri me tani ka marrë pjesë në disa koncerte në nivel lokal si dhe në një koncert të formatit Online në Beograd.

Përgjat bisedes që realizuam ne si portal arritëm të marrim edhe përshtypjet e Arsimtares Nikolina Stośić, e cila është shumë e kënaqur me arritjet e Maśes, ka një interesim të madh, nuk ngurron të bëj pyetje dhe përher vjen e përgaditur, kjo ndoshta i ndihmon pasi ajo ka në shtëpi violinen.

Tani e tutje Mashën e presin sfida të reja sepse është konkurente e dy koncerteve ndërkombëtare, dhe une besoj që do të na përfaqsoj në mënyrën më të mirê të mundshme, -theksoi arsimtarja Stośić, duke shtuar se bashkëpunimi me prindrit na ndihmon shumë pavarsisht se Masha është e pëgjegjshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *