GROPA NË TROTUARIN E RI TË RRUGËS KRYESORE RREZIK PËR KËMBËSORËT

Bujanoc, 8 qershor 2021. – Në trotuarin e ri pranë qendrës tregtare “Ballkan”, drejt Shkollës së muzikës në Bujanoc, pas punimeve mbeti një gropë e madhe, e cila paraqet rrezik të theksuar për këmbësorët, raportojnë lexuesit.


Rreziku shtesë vie nga fakti se mungon sinjalizimi, ndërkohë që është mbushur edhe me mbeturina.

Qytetarët shpjegojnë se trotuari në këtë vend të ngarkuar është i ngushtë dhe se kalimtarët lehtë mund të lëndohen nëse nuk i kushtoni vëmendje.

Lexuesit tanë ftojnë autoritetet që të paktën të vendosin një shenjë sinjalizuese meqë ajo ndodhet në trotuarin që frekuentohet nga nxënësit e shkollës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *