Bujanoc, 11.korrik 2024. Për shkak të ankesave të shumta për punën e zyrtarëve të Stacionit Policor të Bujanocit, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Nevzad Lutfiu, ka kërkuar nga kreu i këtij institucioni që të takohen për t’i paraqitur atij vërejtjet që merr nga qytetarët.
Lutfiu thotë se KKSH çdo ditë merr ankesa nga shqiptarët për punën e SP-së.
“Prandaj i dërgova një letër kryeshefit të policisë që të takoheshim për t’i thënë se për çfarë ankohen qytetarët”, tha presidenti i KKSH.
Siç shtoi ai, “çdo zyrtar merr rrogë për t’i shërbyer qytetarëve, jo për t’ua vështirësuar jetën”.