Bujanoc, 12.korrik 2024. Të dielën (14 korrik) qytetarët e Bujanocit do të mund të kryejnë një sërë kontrollesh mjekësore parandaluese falas, edhe pa kartelë.
Siç tha drejtoresha për Bujanovaçke, Dr. Daliborka Pavlloviq, bëhen ekzaminime sistematike të përgjithshme: analiza e gjakut, EKG, matja e presionit të gjakut dhe e sheqerit në gjak, si dhe ekzaminimet me ultratinguj të gjëndrës tiroide me ekzaminim nga mjeku internist dhe përcaktimi i gjendjes hormonale të gjëndrës tiroide siç rekomandohet nga mjeku.
Marrja e materialeve për laborator bëhet në orët e mëngjesit.