Bujanoc, 17.korrik 2024. Me vendim të Ministrisë së kujdesit familjar dhe demografi nga 1 korriku shtesa prindërore për lindjen e fëmijës së parë, është rritur në rreth 380.000 dinarë, për fëmijën e dytë rreth 337.000, për të tretën 2 milionë dhe për të katërtin rreth 3 milionë dinarë. Është rritur edhe shtesa e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë dhe tani është 126.000 dinarë, ndërsa paushall për blerjen e pajisjeve për fëmijën është 7.000.
Mirëpo, nëse nëna lind fëmijën e saj të parë deri më 31 tetor 2024, nëna do të ketë të drejtën e ndihmës prindërore prej 380,161,59 dinarë, dhe nëse lind të paktën një ditë më vonë, më 1 nëntor, ajo do të marrë një të tretën më shumë para – gjithsej 500.000 dinarë. Sipas projektligjit të ri, masa e shtesës prindërore rritet për fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt të lindur sipas radhës dhe vlen nga e njëjta ditë – për foshnjat e lindura nga 1 nëntori e në vazhdim.
Vendimi i nënshkruar nga ministrja për përkujdesje familjare dhe demografi, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, parasheh që prindërit që kanë lindur fëmijën e parë nga 1 korriku i këtij viti do të marrin 380.161,59 dinarë. Shtesa për fëmijën e dytë tani është 337.225,46 dinarë dhe paguhet në 24 këste (14.051,06 dinarë në muaj), për fëmijën e tretë 2.032.352,80 dinarë në 120 këste (16.861,27 dinarë në muaj),ndërsa për të katërtin 3.035.029,19 dinarë në 120 këste (25.291,92 dinarë në muaj).
Shtesa e njëhershme për lindjen e fëmijës së dytë dhe të tretë është 126.720,53 dinarë, ndërsa paushall për blerjen e pajisjeve për fëmijën është 7.025,53 dinarë, thuhet në vendim.
Masa e ndihmës prindërore dhe shuma e përgjithshme për blerjen e pajisjeve, si dhe regjistrimi për ushtrimin e të drejtës për shtesën e fëmijëve dhe shuma e shtesës për fëmijë, rregullohen dy herë në vit – më 1 janar dhe 1 korrik.
Kërkesa për ushtrimin e së drejtës së ndihmës prindërore bëhet nga nëna ose babai i fëmijës menjëherë pas lindjes në institucionin shëndetësor ku ka lindur fëmija, ose drejtpërdrejt tek organi kompetent jo më vonë se mosha njëvjeçare e fëmijës.
Kërkesa e paraqitur në institucionin shëndetësor, në bazë të autorizimit të nënës ose babait të fëmijës, nga punonjësi i autorizuar i institucionit shëndetësor i dërgohet organit kompetent në mënyrë elektronike në përputhje me ligjin që rregullon dokumentet elektronike dhe shërbimet e besueshme në afarizmit elektronik.
Mënyra e ushtrimit të kësaj të drejte, si dhe faktet tjera të rëndësishme, janë të përcaktuara me Ligjin për mbështetjen financiare të familjeve me fëmijë.