TURNEU JUBILARË NË OSLLARË, KËTA JANË FITUESIT

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 5. gusht 2024. Në turneun shumëetnik jubilar – të 20-tin me radhë, të futbollit në ambiente të mbyllura mbajtur në fshatin Osllarë të Bujanocit, fitues është ekipi “Bigi Osllarë”. Ekipi fitues mori një çmim në të holla prej 80.000 dinarë.
– Turneu u organizua nga bashkësia lokale Osllarë. Ai zgjati 12 ditë dhe përfundoi të premten (2 gusht). Në të morën pjesë 17 ekipe nga Bujanoci, Presheva dhe Kosova – tha për portalin tonë Suat Memeti, kryetar i BL Osllarë.
Lojtari më i mirë i turneut u shpall Flakron Memeti nga Osllara, portieri më i mirë Jetmir Ibishi nga Kosova, ndërsa për “fer play” u shpërblye Miloshi, me pseudonimin Maradona.
-Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në mbajtjen e turneut, para së gjithash komunën e Bujanocit, njerëzit nga diaspora, policinë, si dhe sponsorët tjerë të shumtë – tha Memeti.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *