Bujanoc, Beograd, 5 shtator 2024. – Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues (TK) do të inicojë takimin e të gjitha palëve të interesuara për zgjidhjen e problemit të pasivimit të adresave të qytetarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, njoftoi TK për këto tri komuna.
Siç u tha, ky është rezultati i takimit të Mitroviqit me Demë Berishën, këshilltar special i ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social dhe përfaqësues i autoriteteve shtetërore përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Në takim u ra dakord që në periudhën e ardhshme të mbahet një takim i përbashkët i të gjithë të interesuarve dhe përgjegjësve për zgjidhjen e kësaj çështje, përfaqësuesve të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegja, Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social dhe Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare. Në takim do të ftohen edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, sipas KT.
Siç shtohet, qëllimi i takimit të përbashkët është “të gjendet zgjidhja më e mirë dhe më efektive, në përputhje me rregullat ligjore pozitive, duke pasur parasysh parimet e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.
Početna FILLIMI MITROVIQI INICON TAKIM ME SHQIPTARËT PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TË PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
MITROVIQI INICON TAKIM ME SHQIPTARËT PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TË PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
Bujanovačke6. Sep 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostKËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR DHE PVD: NUK KEMI ÇKA TË BISEDOJMË ME BERISHËN “E DËGJUESHËM”, MITROVIQI SI MILLOSHEVIQI
Next PostNISMAT QYTETARE: PRAKTIKA NË BEOGRAD PËR TË RINJËT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA