PAJAZITI ME ZJARRËFIKËSIT E BUJANOCIT: JU LUMTË DHE FALEMINDERIT DJEMA

Bujanoc, 2 tetor 2024. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar të martën Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Bujanocit dhe ka falënderuar pjesëtarët e njësisë për kontributin e dhënë në shuarjen e zjarreve në territorin e komunës. Kryetari i komunës theksoi se kësaj njësie i mungon fuqia punëtore dhe se komuna do të avokojë për rekrutimin e punëtorëve të rinj.
Siç tha ai, është njohur me kushtet e punës dhe problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e Bujanocit çdo ditë.
-Puna e tyre ishte mjaft efektive, sidomos gjatë kësaj vere, kur ata bënë një luftë të vërtetë me zjarret në shumë vendbanime të komunës sonë, të cilat ishin më të rrezikuarat në nivel shtetëror – tha kryetari i komunës.
Ai shtoi se në shuarjen e zjarrit në deponinë e qytetit kanë kontribuar edhe zjarrfikësit.

-Përveç punës së rëndë, Shërbimi i zjarrëfikësve po përballet me mungesë të punëtorëve dhe angazhimi ynë është që në të ardhmen të punojmë në punësimin e zjarrfikësve të rinj – theksoi Pajaziti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *