DIALOGU NDËRFETAR NË PRESHEVË

Bujanoc, 19 tetor 2024. – Tryeza e rrumbullakët me titull “Dialogu ndërfetar në Preshevë – perspektivat dhe e ardhmja” mblodhi të premten përfaqësues të shkollave, organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve të tjera, të cilët diskutuan sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e tolerancës në komunitet.

Ngjarja u organizua nga Instituti Kombëtar Demokratik dhe organizata Bëhu Aktiv 16.

“Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë ide dhe propozime konkrete për forcimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e më shumë të rinjve në procesin e ndërtimit të një bashkëjetese të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Tryeza e rrumbullakët siguroi një platformë të vlefshme për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe inkurajimin e veprimeve drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, njoftuan organizatorët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *