Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 6. nëntor 2024. Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Jelena Žariq Kovaçeviq, tha të enjten në Bujanoc se komuna ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë dhe se ministria që ajo drejton do të jetë në shërbim të drejtuesve komunal ndërsa të gjithë së bashku në shërbim të qytetarëve.
Ministrja u takua me kryetarin e komunës, Arbër Pajaziti, ku ndër të tjera morën pjesë edhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Ndërtimit, Dragan Stevanoviq.
– Sfidat me të cilat ballafaqohet Bujanoci janë të ngjashme me sfidat e komunave dhe qyteteve tjera. Jam e lumtur që Komuna tashmë ka përgatitur projekte me të cilat mund të aplikojnë për Thirrjen publike që e kemi shpallur më 5 nëntor dhe janë në dispozicion gjithsej 55.3 milionë dinarë – tha ministrja pas takimit.
Ajo bëri të ditur se në fund të vitit ministria do të hapë një thirrje publike përmes së cilës duhet të shpërndahen rreth 400 milionë dinarë për t’i ndihmuar pushtetit lokal.
– Pres që Komuna e Bujanocit të marrë pjesë në këto thirrje – tha ajo.
Ajo theksoi se synohet fuqizimi i kapaciteteve të administratës lokale në mënyrë që ofrimi i shërbimeve për qytetarët të jetë më i mirë dhe më efikas.
– Kemi biseduar edhe për hapjen e një vendi unik administrativ këtu në Bujanoc, ku qytetarët do t’i marrin të gjitha informatat që u nevojiten në një sportel në Komunë, në mënyrë që të mos bredhin nga institucioni në institucion. Do të ndihmojmë edhe me dixhitalizimin, që qytetarët të komunikojnë elektronikisht me administratën shtetërore – theksoi ministri.
Pajaziti theksoi se të dyja palët janë të gatshme dhe të vullnetshme për të forcuar bashkëpunimin dhe integrimin.
Para gazetarëve u drejtua edhe shefi i Shërbimit të KT-së, Nenad Mitroviq, i cili tha se zgjidhja e problemeve jetësore të qytetarëve është synim i përbashkët i Qeverisë, Komunës dhe Trupit Koordinues, i cili paraqet lidhjen ndërmjet shtetit dhe administratës lokale.
“Më vjen veçanërisht mirë që drejtuesit e Komunës, siç dëgjuam nga kryetari, janë të gatshëm të bashkëpunojë me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetarët”, tha Mitroviq.
Ai përkujtoi se Bujanocin së fundi e kanë vizituar ministrat Darko Glishiq dhe Tomislav Momiroviq.
Këto vizita u bënë pas themelimit të një qeverisjeje të re komunale, ku përfshihen edhe progresistët.
Pas takimit në Komunë, ministrja vizitoi Qendrën Sportive “Rinia”.
Para Bujanocit ajo ka qëndruar në Preshevë ku është takuar me kryetaren e komunës, Ardita Sinani dhe ka vizituar Entin parashkollor “8. marsi”.
MINISTRJA ZHARIQ KOVAÇEVIQ: BUJANOCI GËZON MBËSHTETJE TË PLOTË TË QEVERISË
Bujanovačke8. Nov 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostHAPET KONKURSI PËR KRYESHEF TË ADMINISTRATËS KOMUNALE DHE ZËVENDËSIN E TIJ
Next PostHUMANITETI I FËMIJËVE TANË: NË BUJANOC MBAHET GARA PËR FËMIJËRI TË LUMTUR
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.