Besplatna rehabilitacija - PIO otvorio konkurs

REHABILITIMI FALAS, NGA SOT APLIKIMI NË TË GJITHA BANJAT SHËRUESE

Bujanoc, 9 janar 2025. (Foto Fondi SPI) – Rehabilitimi falas në banjat shëruese në të gjithë Serbinë do të jetë në dispozicion të pensionistëve ndërsa aplikimi fillon sot. Fondi Republikan për Sigurime Pensionale dhe Invalidore (SPI) ka publikuar shpalljen për pranimin e kërkesave për referimin e pensionistëve në rehabilitim për vitin 2025 me ç’rast aplikimet mund të dorëzohen nga sot deri më 27 janar.
Rehabilitimi falas në institucionet shëndetësore spitalore dhe banjat klimatike, në kohëzgjatje prej 10 ditësh, është i mundshëm për përfituesit e pensioneve të pleqërisë, invaliditetit dhe pensionit familjar, të cilët banojnë në territorin e Serbisë e që pensioni i të cilëve është 50.683 dinarë.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë përfituesit e pensionit të cilët përveç pensionit deri në 50.683 dinarë nuk kanë të ardhura të tjera personale, si dhe përfituesit që e kanë ushtruar këtë të drejtë përmes zbatimit të rregullave të brendshme dhe që marrin pension nga jashtë, me kusht që shuma e këtyre pensioneve të jetë deri në 50.683 dinarë, sipas Fondit SPI.
Fondi merrë mbi vete shpenzimet e akomodimit dhe të udhëtimit të shoqëruesit të përfituesit që ka ushtruar të drejtën e ndihmës dhe kujdesit ndaj një personi tjetër.
Aplikimet u dorëzohen shoqatave, gjegjësisht bordit të përfituesve të pensioneve nga zona e degës së Fondit ku banon përfituesi, ndërsa përfituesit nga territori i Kosovës, me vendbanim ose vendqëndrim jashtë Kosovës dorëzojnë aplikacione në degën më të afërt të Fondit sipas në vendbanimin e tyre.
Aplikimet mund të dorëzohen edhe në njësinë më të afërt organizative të Fondit, nëse pensionisti ndodhet larg vendbanimit të tij në momentin e paraqitjes së kërkesës.
Listat paraprake e renditjes së përfituesve të këtij trajtimi do të publikohen në ditën e 25-të të punës nga dita e skadimit të konkursit dhe përfituesi i pensionit mund të paraqesë kundërshtim për renditjen paraprake në komisionin kompetent brenda pesë ditëve pune nga data e publikimit të regjistrit rangues në tabelën e shpalljeve.
Komisioni është i detyruar të shqyrtojë ankesat e paraqitura brenda pesë ditëve, të informojë ankuesit dhe të përcaktojë renditjen përfundimtare të përfituesve të pensionit që kanë ushtruar të drejtën e rehabilitimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *