Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 janar 2025. Paratë e qeverisë së Kosovës (një milion euro) për subvencionimin e fermerëve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë lëvruar në llogarinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) ndërsa pagesa do të fillojë së shpejti, njoftoi kryetari i ri i KKSH-së, Enkel Rexhepi. Bujanovaçke tashmë ka shkruar se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave paraprakisht kishte kërkuar nga Këshilli që ta anulojë konkursin, sepse bujqësia nuk është në kompetencë të Këshillit, por KKSH-ja ka refuzuar.
– Paratë, gjegjësisht transferta nga Republika e Kosovës, kanë mbërritur në llogarinë e KKSH-së më 30 dhjetor. Më 3 janar të këtij viti e kam marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit ndërsa tani presim përfundimin e procedurës së depozitimit të nënshkrimit tim që të fillojë pagesa”, ka thënë Rexhepi të premten.
Siç ka deklaruar ai është zotuar se çdo euro do të shkojë aty ku është dedikuar.
– Pa pengesa, pa vonesa dhe pa dyshim për transparencën e procesit. Dua t’ju siguroj të gjithëve se ky proces do të përfundojë me dinjitet ashtu siç e meriton – tha kryetari i ri i KKSH-së.
Se konkursi për subvencione për fermerët shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë duhet të anulohet, e nëse nuk e bën KKSH-ja këtë do ta bëjë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ka konkluduar ministria në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Siç u shprehën në atë kohë, Këshilli nuk është kompetent për bujqësinë andaj konkursi është në kundërshtim me ligjin që rregullon kompetencat e këshillave të pakicave kombëtare.
Bujanovačke tashmë ka shkruar se KKSh nuk do ta anuloj konkursin.