Bujanoc, 15 janar 2025. Punonjësit e arsimit i japin fund grevës. Sindikatat përfaqësuese, Unioni i sindikatave të punonjësve arsimor, Sindikata e arsimit e Serbisë, GSPRS “Nezavisnost” dhe Sindikata e punonjësve të arsimit në Serbi, kanë njoftuar se kanë vendosur për moratorium të grevave nga 20 janari 2025, dhe se janë duke vazhduar negociatat me Qeverinë.
Mësuesit kanë vendosur që të vazhdojnë negociatat në përputhje me ofertën aktuale të Qeverisë së Serbisë dhe një vendim për moratoriumin e grevës nga 20 janari 2025, transmeton RTS.
“Për këtë arsye sindikatat përfaqësuese po vendosin për moratoriumin e aktiviteteve të grevës nga data 20 janar 2025 dhe po monitorojnë në vazhdimësi zbatimin e aktiviteteve të mësipërme, të cilat Qeveria dhe Ministria e Arsimit do t’i zbatojnë sipas orarit të shpallur, me synimi për përmirësimin e gjendjes materiale dhe kushteve më të mira të punës në të gjitha nivelet e arsimit (parashkollor , arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë dhe standardet e nxënësve dhe studentëve)”, thuhet në deklaratë.
Sindikatat përmes një komunikate theksojnë se në vazhdimësi do të monitorojnë zbatimin e aktiviteteve të Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së arsimit me qëllim të përmirësimit të gjendjes financiare dhe kushteve më të mira të punës në të gjitha nivelet e arsimit.
Siç thuhet, nëse nuk respektohet marrëveshja dhe dinamika e përmbushjes së kërkesave, sindikatat përfaqësuese do t’i bëjnë thirrje anëtarëve të tyre dhe punonjësve të arsimit që të vazhdojnë grevën.
“E drejta e punonjësve të arsimit për të negociuar me institucionet kompetente për pozitën e tyre të punës dhe atë materiale është obligim i sindikatave përfaqësuese dhe me këtë ne demonstrojmë qëndrim të përgjegjshëm ndaj të gjithë punonjësve”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, tash e pesë muaj janë të ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të mëdha nga të gjithë aktorët shoqërorë, të cilët, siç thonë ata, po ndjekin luftën e tyre sindikale.
Sindikatat përfaqësuese kujtojnë se në fillim të dhjetorit 2024 mbështetën unanimisht kërkesat e studentëve në luftën për një shoqëri më të drejtë dhe informuan publikun për këtë.
Previous PostKUFIZOHEN KAMATAT NË MINUSET BANKARE
Next PostMBYLLJA E NOTAVE DERI MË 24 JANAR, VJEN SHKRESA E MINISTRISË