SHKOLLAT E MESME NË BUJANOC TË GATSHME PËR MËSIMIN ONLINE, PRITET UDHËZIMII MINISTRISË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 12 gusht 2020. Shkollat e mesme të Bujanocit thonë se janë të gatshme për mësim përmes platformave në internet, ndërkohë që janë në pritje të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit mbi mënyrën në të cilën do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor për shkak të Covid-19, ndërsa të gjitha modelet e tjera për të cilat po spekulohet, do të ishin më të ndërlikuara për t’u zbatuar.

Nëse nxënësit e shkollave të mesme Bujanoc do ta fillojnë mësimin nga 1 shtatori, nëse klasat do të ndahet në turne, apo me klasa të kombinuara, përmes vetënotimit në shkolla, apo i tërë procesi për të gjithë nxënësit do të zhvillohet në platforma online në internet, do të dihet sot ose të enjten kur pritet që shkollat e mesme t’i marrin udhëzimet e fundit nga ministria, të cilat shkollat fillore tashmë i kanë marrë.

Zejni Fejzullahu, drejtor i Shkollës së mesme “Sezai Suroi”, nuk pret që të ketë ndryshime në lidhje me mënyrën e përfundimit të vitit të kaluar shkollor.

Ai beson se ministria do të vendosë për mësimdhënie përmes internetit.

-Ne jemi në përfundim të përgatitjeve për mësim në platforma online. Kemi siguruar kompjuterë, ndërkohë që kompjuterë të tjerë presim të sigurohen nga ministria , miërpo gjëja më e rëndësishme është që të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me aparate për këtë lloj mësimdhënie. Ata që nuk kishin kushte ta blinin vetë, i kemi paisur me tablet. Vendimi padyshim varet nga ministria, por unë mendoj se do të fillojmë me mësim në platforma internetike – tha Fejzulahu për Bujanovaçke.

Drejtoresha e shkollës “Shën Sava”, Biserka Jović, nuk ka dashur të paragjykojë se çfarë do të vendosë ministria, por ajo theksoi se kjo shkollë sigurisht që do të jetë e gatshme për çdo model.

– Nëse në fillim të epidemisë për dy ditë u aftësuam që mësimin klasik ta zëvendësojmë me shumë sukses në modelin online, shkolla jonë do të jetë në gjendje të zbatojë çfarëdo formati që përcakton ministria. Nuk po them se do të jetë procesi i lhetë nëse do të palikohet një lloj mësimdhënie e kombinuar, kryesisht për shkak të klasave të disponueshme, por sigurisht që ka kohë të mjaftueshme për organizim të mirë dhe tejkalimin e të gjitha pengesave dhe kufizimeve – tha drejtoresha.

Sipas saj, shkolla është vetëm e gatshme jo vetëm se për mësimdhënie në internet, nëse kështu vendosin autoritetet, por gjithashtu po punojnë për përmirësimin e këtij modeli, në mënyrë që të gjithë të përdorin një platformë unike për mësimdhënie, e cila nuk ka qenë deri më tani.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *