GARDHI PËR MIGRANTËT NË ZONËN KUFITARE TË PRESHEVËS

Bujanoc, Preshevë, 19 gusht 2020 (foto nga REL / OJQ Legis) – Në kufirin me Maqedoninë Veriore afër Preshevës, Serbia ka filluar vendosjen e një gardhi me tela, i cili duhet të parandalojë kalimet e mundshme ilegale të kufirit.

 

Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se ndërtimi i këtij gardhi është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian (BE).

 

– Ne mendojmë se gardhi është në funksion të sigurisë shtesë të kufijve të vendeve jashtë BE-së ndaj kalimeve ilegale të migrrantëve, në rast se ata do të fillonin marshutën masive në të ashtuquajturën rrugë Ballkanike. Personalisht kam rezerva serioze në lidhje me një trajtim të tillë të migrantëve – tha Arifi.

 

Autoritetet në Serbi, shkruan REL, nuk janë të hapura për të dhënë detaje rreth gardhi që po ndërton Serbia në kufirin me Maqedoninë Veriore.

 

Mirëpo, në aktvendimin e qershorit të Drejtorisë republikane për prona, i shpallur në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, është publikuar një listë e disa dhjetëra njerëzve dhe personave juridikë që zotërojnë tokë përgjatë kufirit me Maqedoninë Veriore, ndërkohë që Serbia ka udhëruar zënien e tyre të përkohëshme.

 

Sipas dokumentit, të gjitha ngastrat e përmendura gjenden në fshatin Miratoc të komunës së Preshevës, dhe Serbia po i zen ato “me qëllim që të sigurimit parandalues të kufirit shtetëror brenda masave dhe kufijve të përcaktuar nga Elaborati për sigurimin parandalues të kufirit me Republikën e Maqedonisë Veriore”.

 

Në shpjegimin e vendimit thuhet, ndër të tjera, se vendimi është në përputhje me Dekretin për masat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19, veçanërisht për të parandaluar çdo eventualitet të “kalimit masiv” të kufirit në mënyrë ilegale.

 

Kufiri midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore është i gjatë 147 kilometra, por duke gjykuar nga relievi i terrenit, është e sigurt që gardhi nuk do të vendoset përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

 

Serbia është në të ashtuquajturën rrugë Ballkanike, përmes së cilës migrantët dhe refugjatët po përpiqen të arrijnë në vendet e BE.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *