Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 dhjetor 2020. Te 7 banorët e komunës së Bujanocit të martën u konfirmua Infeksioni nga virusi Covid – 19, iu tha portalit tonë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Sipas raportit të fundit 22 mostra u testuan me analiza antigjen, nga të cilat 9 ishin pozitive, ndërsa 2 u përkisnin personave nga Vranja.
Ndërsa në pritje janë rezultatet e katër mostrave të testuara me metodën PCR.
Që nga fillimi i muajit, në Bujanoc janë 194 persona të sëmurë me Covid-19.
Përsëri, numri i ekzaminimeve në Ambulancën Covid është i lartë – 114.
Sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi komunal për situate të jashtëzakonshme në Vranje, nga 320 mostra nga rrethi Pčinja, 87 dolën pozitivë në Covid – 19. Shumica e tyre janë nga Vranja – 53, 7 nga Surdulica, gjashtë nga Trgovishta dhe Vlladiçin Hani, dhe 4 raste të konfirmuara nga Presheva.
Në spitalet Covid të QSH në Vranjë janë shtruar për shërim 117 pacientë, ndërsa 43 shtretër janë të lirë.
Njëmbëdhjetë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 23 u lëshuan për trajtim në shtëpi.