Shkruan: Lumturije Limani Ameti
Bujanoc, 31 maj 2021 – Alergjitë sezonale janë rezultat i një sistemi imunitar tërësisht konfuz. Çdo pranverë dhe verë, lulet lëshojnë polen, grimca që pushtojnë ajrin, të cilat kur bien në kontakt me rrugët e frymëmarrjes të dikujt që vuan nga riniti alergjik dhe detyrojnë sistemin imunitar të jetë i dhunshëm.
Sistemi imunitar reagon në të njëjtën mënyrë sikur të ishte sulmuar nga një bakter apo virus vdekjeprurës.Disa alergji janë sezonale, ndërsa disa të tjera janë të lidhura me gjendje shëndetësore kronike si sinusiti dhe astma, ndërkaq këto reaksione më tëndjeshme janë tek fëmijët, andaj se si të kujdesemi kur jemi të prekur nga alergjit stinore sqaron më së mira pediatra Zora Jorgaceviq e cila jep disa këshilla për lexuesit tanë.
Alergjitë respiratore janë ndër format më të përhapura të alegjive në Europë dhe në mbarë botën. Gjithashtu, përhapja e sëmundjeve alergjike po vjen duke u rritur si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, dhe nuk kufizohet më vetëm në ndërrimin e stinëve apo në mjedise specifike. Alergjia nga polenet karakterizohet nga lotim i syve, teshtima, ndonjëherë kollë dhe astmë me shfaqje sezonale.
Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, kure të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në mukozën e konjuktivës, në hundë dhe në mushkëritë e personave të cilët jetojnë në këto mjedise.
Individët të cilët bëhen të ndjeshëm ndaj proteinave alergjike të lëshuara nga polenet, reagojnë me simptoma klinike- sqaron pediatra Jorgaceviq e cila udhëzin të ndjemi këto këshilla:
-Mbani të mbyllur dritaret e shtëpisë gjat periudhës kur shtohen polenit.
-Bëni dush, ndërroni rrobat sahel qëë ekspozoheni në mjedise ku ka elergjenë
-Mbani maskË KN95 nëmjedise të jashtme, për të shmangur inhalimin e polenëve
– Konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë Vitamin C
-Përdorni vajra esencial, pasi përmirsojnë frymarrjen
-Përdorimi i probiotikëve, gjat vitit të parë të jetës së bebeve, përdorimi i tyre gjat shtatëzënis dhe gjatë ushqyerjes me gji nga nëna, pakëson mundësin e shfaqjes së reaksioneve alergjike tek fëmija.
-Gjithashtu edhe Xhenxhefili lufton inflamacionin dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që vuajnë nga sinoziti apo alergjitë e ndryshme. Xhenxhefilin mund ta përdorni rregullisht gjatë ditës si çaj duke e shoqëruar me mjaltë dhe limon.