EDHE PAS 5 KORRIKUT, NUK NDRYSHOJNË KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE,

Bujanoc, Beograd, 9. qershor 2021. – (Foto: Auto qendra Zllatkoviq) – Shoferët mund të marrin frymë më lirshëm ngase edhe pas 5 korrikut, do të jenë në gjendje t’i

regjistronjnë automjetet me të vjetrën.

“Zbatimi i dispozitave nga Rregullorja që kanë të bëjnë me frenat, pajisjet për shkarkimin dhe rregullimin e gazrave (matja e emisioneve të shkarkimit, detyrimi për të pasur katalizatorë) dhe të tjerat do të shtyhet për një periudhë prej të paktën dy vjet,” njoftoi Agjencia për siguri në trafik.

Sipas tyre, ndryshimet dhe plotësimet në Rregulloren për ndarjen e automjeteve motorike dhe rimorkio dhe kushtet teknike për automjetet në trafikun rrugor do t’u mundësojnë qytetarëve që të vazhdojnë t’i regjistrojnë automjete në kushte të pandryshuara, raporton Tanjug.

“Problemet që janë pikasur në zbatimin e disa dispozitave të Rregullores kanë ndikuar në faktin se një numër i madh i automjeteve nuk i plotësojnë kushtet e kërkuara gjatë inspektimit teknik, zbatimi i të cilave do të fillonte më 5 korrik 2021”, njofton kjo Agjensi.

Ata rikujtojnë se Rregullorja është miratuar në vitin 2012 dhe është nën juridiksionin e Ministrisë së ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës.

Gjithashtu kujtojnë se në vitin 2021 u formua një grup punues i cili supozohej të bënte ndryshime dhe plotësime në Rregullore, dhe se grupi punues përfshinte përfaqësues të Ministrisë, Administratës së policisë rrugore, Agjencisë së sigurisë së trafikut, Fakultetit të inxhinierisë mekanike të Beogradit, Fakultetit të shkencave teknike në Novi Sad dhe LAMS – CMV.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *