Bujanoc, 22. qershor 2021. Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë në Kuvendin e Serbisë një raport mbi rrjedhën e dialogut me Prishtinën. Ai gjithashtu do të flasë për situatën aktuale në Kosovë.
Në seancëN e veçantë të parlamentit, e cila fillon sot në orën 12, Vuçiq do të paraqesë Raportin mbi punën e Zyrës për Kosovë në periudhën nga maji 2019 deri në qershor të këtij viti, si dhe raportin mbi procesin e dialogut me Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë nga maji 2019 deri më 15 qershor 2021, raporton Tanjug.
Ai paralajmëroi disa ditë më parë se do një raport të plotë, të themeltë dhe gjithëpërfshirës në parlament, absolutisht mbi çdo çështje me rëndësi kyçe për situatën në Kosovë, planet dhe idetë e Serbisë, por edhe për situatën objektive me të cilën po përballet Serbia në bashkësinë ndërkombëtare.
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës në nivelin politik vazhdoi më 15 qershor, pas një bllokimi disa mujor, me bisedimet midis Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel.