MUNDËSI PËR TË RINJËT E BUJANOCIT PËR PRAKTIKË PROFESIONALE NË BEOGRAD

Bujanoc, 14. shtator 2021 – 10 të diplumar nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, me mbështetjen e OSBE -së, do të kenë mundësi për praktikë profesionale në institucione të ndryshme republikane në Beograd.

Konkursi është i hapur deri më 20 shtator, dhe fillimi i angazhimit të tyre pritet të filloj në nëntor të këtij viti dhe do të zgjasë gjashtë muaj.

Rastin që njohuritë teorike t’i plotësojnë me ato praktiken e kanë kandidatët që janë diplomuar kohët e fundit dhe që janë të interesuar në çështjet e administratës dhe sundimit të ligjit, që kanë përfunduar studimet themelore në profilet shoqërore ose humanistike (juridik, ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, etj), që janë më të rinj se 30 vjeç, kanë njohje solide të gjuthës serbe dhe që janë banorë të këtyre tri komunave.

Programi i praktikës profesionale zbatohet bashkërisht nga Misioni i OSBE -së në Serbi dhe Ministria e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve dhe dialogut social për të tretin vit radhazi., ndërsa krahas kandidatëve nga Bujanoci, rastin për përsosje praktike do ta kenë edhe të rinjët nga Presheva, Medvegja, Novi Pazari, Nova Varoshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini.

Siç theksohet në kumtesë, qëllimi i këtij programi është të sigurojë mbështetje për përfshirje më të madhe dhe përfaqësim më të madh të profesionistëve të rinj nga pakicat dhe komunitetet e pazhvilluara në nga jugu sdhe jugperëndimi i Serbisë, në institucionet shtetërore dhe të pavarura në nivelin qendror.

Investimi në të rinjtë nga të gjitha komunitetet është një nga parimet e Misionit të OSBE -së në Serbi në kontekstin e përfshirjes më gjithëpërfshirëse të të rinjve në të gjitha sferat e jetës, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit në Serbi, thuhet në deklaratë.

Informacione më të hollësishme mbi kushtet e aplikimit si dhe formularin e aplikimit janë në dispozicion në linkun: https://bit.ly/OEBSPSP2021




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *