PËR SHKAK TË FLAMURIT MUSTAFA SËRISH NË GJYKATË, THOTË SE PO I BËHET PRESION

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24. shtator 2021 – Për shkak të shpalosjes së flamurit shqiptar në selinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Bujanoc, kryetrari i këtij organi, Ragmi Mustafa, sërish do të duhet dalë para gjykatës.

Siç theksoi, ai mori thirrjen e Gjykatës për Kundërvajtje për shkak të shpalosjes së flamurit shqiptar më 28 nëntor 2020, me rastin e festës kombëtare të Shqiptarëve – Dita e flamurit.

Mustafa u thirr në një seancë të caktuar për 25 tetor, dhe ai akuzohet për shkelje të nenit 41, paragrafi 1, pika 3 e Ligjit për dukjen, përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë.

Ligji, ndër të tjera, thotë se me gjobë prej 50,000 deri në 500,000 dinarë do të ndëshkohet personi juridik, në këtë rast KKSH, nëse spalosë stemën ose flamurin e një vendi të huaj në Republikën e Serbisë, pa vendosur edhe stemën ose flamurin e Republikës së Serbisë, përveç në rastet kur me marrëveshje ndërkombëtare është paraparë ndryshe.

Si person përgjegjës në KKSH, Mustafa kërcënohet me një gjobë prej 5.000 deri në 25.000 dinarë.

Deri më tani, kundër KKSh dhe Mustafës janë ngritur tri akuza, ndërsa sipas tij, “procedurat janë duke u zhvilluar”.

-Kjo fletëparaqitje është ushtruar pasi që Kosova mori masat e reciprocitetit me targat. Sado që të besojmë në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, është e çuditshme, ashtu si edhe me fletëparaqitjet e mëparshme, sa është e lidhur me pikëpamjet e mia politike si kryertar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi – deklaroi Mustafa në Facebook, me rastin e ftesës së re.

Ai tha gjithashtu se “ata mund ta gjykojnë vazhdimisht”, por se ai nuk do të heqë dorë nga lufta e drejtë ligjore për të lejuar përdorimin e flamurit kombëtar.

– Serbia nuk mund të zgjedhë flamurin e qytetarëve të saj shqiptarë. Do të zgjedhin vetë shqiptarët. Kjo është arsyeja pse ligji do të ndryshojë, jo flamuri – thotë ai.

Ligji për pakicat kombëtare gjithashtu përcakton që pjesëtarët e pakicave në Serbi mund të përdorin simbolet e tyre, përfshirë flamurin, vetëm nëse ato ndryshojnë në një pjesë nga flamuri i shtetit të tyre amë.

Mustafa përsëri i bëri thirrje Prishtinës dhe Tiranës që të jenë më dinamike, siç tha ai, në ndërgjegjësimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare për presionet dhe diskriminimin e shqiptarëve në Serbi.

Partia Demokratike e Nagip Arifit në vitin 2016 u dënua për shpalosjen e flamurit të Shqipërisë në ambientet e partisë, pa flamurin e Serbisë.

Edhe Ish -drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili, ishte përgjigjur për të njëjtën vepër në vitin 2020.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *