NË BUJANOC, 16 TË PREKUR ME COVID – 19 BRENDA NJË DITE

Bujanoc, 28. shtator 2021 – Sipas raportit të fundit nga Instituti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, gjatë 24 orëve të fundit, Covid-19 u konfirmua në 16 banorë të Bujanocit, gjë që e vendos Bujanocin në vendin e tretë për nga numri i rasteve të reja, pak pas Vranjës dhe Surdulicës,.
Gjatë shtatorit në Bujanoc janë gjithsej 290 persona të prekur me Covid-19.
Në nivelin e Qakut të Pçinjës dje u testuan 585 persona, ndërsa prania e virusit Covid – 19 u   konfirmua në 177 persona.
Për sa i përket numrit të pozitivëve, Vranja ende kryeson me 112 të infektuar, e ndjekur nga Surdulica me 24 dhe Vladiçin Hani me 14 të prekur.
Ndërsa numër njëshifror i të prekurve u regjistrua në Trgovishtë – 6, Bosilegrad – 3 dhe Preshevë – 2.
Në spitalet Kovid të Vranjës u hospitalizuan 144 pacientë.
Të gjithë ata janë të prekur me Covid – 19, të shoqëruar edhe me pneumoni, ndërsa 63 pacientë janë në oksigjenoterapi.
26 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa u liruan 14, njëri prej të cilëve u transportua në Krushevc.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *