EDHE 17 RASTE POZITIVE NË BUJANOC

Shkruan: D. Toshiq
Bujanoc, 1 tetor 2021 – Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në Bujanoc janë  konfirmuar 17 persona të tjerë të prekur me virusin Covid – 19 .
Nga fillimi i kësaj jave me virusin Covid – 19 janë prekur 71 persona të Komunës së Buajnocit.
Për 24 orët e fundit në nivelin e Qarkut të Pçinjës, ndaj Covid -19, janë testuar 506 persona.
Vranja ende e ka numrin më të madh të personave të prekur – 104, ndërsa në Preshevë është regjistruar vetëm 1 rast.
Gjatë ditës së djeshme nga 17 raste të reja kanë shënuar Bujanoci dhe Surdulica, ndërsa Vlladiçin Hani – 14, Tërgovishta – 6 dhe Bosilegradi – 5 raste të reja.
Në spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 137 pacientë, të gjithë pozitivë në virusin korona dhe me pneumoni.
67 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Për trajtim spitalor u pranuan 13 pacientë të rinjë, 9 u liruan, ndërsa njëri nga ta u dërgua për trajtim të mëtejshëm në Krushevc.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *