EPIDEMIOLOGU NGA VRANJA KËRKON URGJENTISHT ASHPËRSIMIN E MASAVE

Bujanoc, 01. tetor 2021 – Një epidemiologu në Entin për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranje, Dr Slagjan Stankoviq, paralajmëroi se është koha e fundit për të ashpërsuar masat epidemiologjike në Vranjë, Bujanoc, Surdulicë dhe Vladiçin Han.

– Në momentin kur kapacitetet lokale në spitale janë mbushur me 90 përqind, kur spitali në Surdulicë u kthye në sistemin kovid dhe kur përqindja e të vaksinuarve në rrethin e Pçinjës është ende në 52 përqind, nuk e kuptoj që nuk ka masa të reja ndaj të gjitha tubimeve publike – theksoi Dr. Stankoviq, në deklaratën e tij për të përditshmen Danas.

Ai pret që Republika dhe Shtabi i Qytetit në Vranjë urgjentisht të marrin masa shtrënguese epidemiologjike, në mënyrë që të dilet nga situata më e vështirë epidemiologjike që nga fillimi i pandemisë.

Danas shkruan se në restorante dhe objekte hotelierike në jug të Serbisë dhe në Vranje, për fundjavën e ardhshme janë planifikuar rreth pesëmbëdhjetë festime të ditëlindjes dhe dasma, e cila është një pamje e zakonshme në tre muajt e fundit.

Në të njëjtën kohë, në rrethin e Pçinjës tash e disa ditë me radhë numri i të infektuarve në baza ditore ka qenë më i lartë se 150 raste, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në spitalet kovid të QSH Vranje për pesë ditë vdiqën 15 pacientë.

Të enjten në Bujanoc u konfirmuan 22 raste të reja të infektimit me Covid – 19, që është një rekord në muajt e fundit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *