NË BUJANOC EDHE 17 RASTE TË REJA ME COVID -19

Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 05. tetor 2021 – Në 24 orët e fundit, në Bujanoc janë regjistruar edhe 17 raste të reja të infektimit me Covid – 19, sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Gjatë javës së kaluar, u regjistruan 84 raste pozitive, ndërsa që nga fillimi i tetorit, 47 qytetarë të Bujanocit janë sëmurë me Covid – 19.
Në Qarkun e Pçinjës u testuan 610 persona për Covid-19, nga të cilët 182 ishin pozitivë.
Sipas rezultateve del se në mesin e të infektuarëve  96 janë nga Vranja,  34 nga Surdulica, nga 14 janë nga Vladiçin Hani dhe Trgovishta, 5 nga Bosilegradi dhe 2 nga Presheva.
Në spitalet Kovid të QSH Vranjë , për trajtim spitalor janë shtruar 121pacientë, të gjithë pozitivë për virusin korona dhe me pneumoni
Janë 59 pacientë me oksigjenoterapi.
Trembëdhjetë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, 10 u liruan, dy prej të cilëve u dërguan në Krushevc dhe një në Surdulicë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *